“T'a mbaroj unë atë punë”. Ky është pak a shumë thelbi i një audio rregjistrimi të ri të zbuluar nga emisioni Të Paekspozuartit që është shkëputur nga dosja 339/1 e prokurorisë ku gjenden më shumë se 20 rregjistrime të kryebashkiakut të Durrësit me pjestarë të bandës së Avdylajve.
Po të dëgjohet i shkëputur përgjimi i zbuluar sot nuk nxjerr ndonjë scoop të madh. Ai përbën një bisedë të thjeshtë mes Dakos dhe Altin Avdylit, vëllait të njeriut të akuzuar si shefi i bandës së trafikut të kokainës.
Por, ai mer kuptim se ai tregon për nje relacion të ngushtë që Vangjushi, miku i ngushtë i Ramës, mban me pjestarët e bandës.
Nga ana tjetër ai hedh poshtë edhe gënjeshtarat që Gjushi tha një javë më parë në emisionin Opinion.
Pasi të enjten e shkuar u botuan përgjimet e para, ku dy trafikantë thoshin se kryebashkiaku duhet të paguante para për të blerë vota, dhe ku në vazhdim dëgjohej një bisedë e dytë që Gjushi donte ti falenderonte pjestarët e grupit kriminal për punën e bërë (pas zgjedhjeve 27 qershor 2017), pra pas daljes së këtyre regjistrimeve Dako pohoi se ai fliste me të gjithë votuesit. « Nuk ka bir kurve që flet më shumë se unë në telefon! i tha ai Fevziut”.
“Të Paekspozuarit” nxjerr nga dosja një bisedë të re të Niçes me Gjushin
Përgjimet me “trafikantët e Shijakut”/ Si u rrëzuan alibitë e Dakos në “Opinion”
Andi Bushati: Nuk ka bir kurve ta shpëtojë Gjushin
Por, regjistrimi i publikuar sot tregon se Vangjush Dako ka mbajtur nje relacion permantent me bandën e Avdylajve, se ai ishte në shërbim të tyre dhe u kryente porositë. Pra kjo marëdhënie nuk ishte ashtu sikurse gënjeu Vangjush Dako, kur tha si ai i telefononte thjeshtë si votues.
Po, patjetër, shkaku i përgjimeve që u publikuan një javë më parë ishte rrëmbimi i votave, por ai që doli sot tregon për favore të ndërsjellta që në fund shpien në përdorimin e banditëve për zgjedhje, ose ashtu siç thoshte Edi Rama dikur : « Vjedhin Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vjedhin vota për të vjedhur Shqipërinë ».
©Lapsi.al